Kadrijaj e AAK-së: Raportin për “Freedom House” e ka hartuar organizata ku punon zëdhënësi i Kurtit

Aktuale

Kadrijaj e AAK-së: Raportin për “Freedom House” e ka hartuar organizata ku punon zëdhënësi i Kurtit

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:57
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë në seancë se VV-ja po mundohet që ta tërheqë vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme të saj me akuza të rrejshme dhe me raporte kundër kundërshtarëve politikë të hartuara nga vet eksponentë të pushtetit.

Ajo tha se raporti i 'Freedom House' ështê shkruar nga vet VV-ja.

‘Vet kjo organizatë e ka pranuar që çdo vit harton raportet për ‘Freedom House’, në kuadër të pjesës për Kosovën.

Prandaj, normale që ai raport është shkruar direkt me rekomandime nga vet pushteti prandaj mos u mundoni të spostoni vëmendjen nga skandet e juaja’, u shpreh Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat