Musliu kërkon mobilizimin e inspektorëve në markete: Po abuzohen me çmime për festën e Bajramit

Aktuale

Musliu kërkon mobilizimin e inspektorëve në markete: Po abuzohen me çmime për festën e Bajramit

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:34
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhet e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të mobilizojnë inspektorët e tregut.

Sipas saj, kjo gjë është e nevojshme këto ditë, për shkak se në shumë markete po rriten çmimet e artikujve ushqimorë para festës së Fitër Bajramit.

“Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta përballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Kërkoj nga Institucionet e vendit si ato qendrore edhe ato komunale që t’i mobilizojnë inspektoret e tregut gjatë këtyre tri ditëve.

Në shumë markete të vendit shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimor  para festës së Bajramit.

Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta pëballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat