Ministrja Haxhiu: Shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvend Projekt-kodin Civil, e konsideroj prioritet

Aktuale

Ministrja Haxhiu: Shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvend Projekt-kodin Civil, e konsideroj prioritet

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:34
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, pas takimit që kanë mbajtur në lidhje me përfundimin e Projekt-kodit civil.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dispozitat dhe normat në kodin civil janë avancuara me standardet ndërkombëtare dhe si të tilla, tha se janë të mirëseardhura, me ç’rast falënderoi edhe BE-në për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

Ajo tha se me marrjen e mandatit si ministre, e ka konsideruar si prioritet të saj.

Me rastin e përfundimit të kodit civil mbajtëm takim me akterë të kodit civil. Rëndësia e saj ka rëndësi për sistemin tonë të drejtësisë. Dispozitat dhe normat në kodin civil janë avancuara me standardet ndërkombëtare dhe si të tilla janë të mirëseardhura dhe në këtë drejtim falënderoj BE-në. Momentin që e kam pranuar detyrën duke konsideruar prioritet kodin civil kemi shtruar çështjen e martesave, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, trashëgiminë etj. Edhe është me rëndësi ta procedojmë në kuvend”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat