Qeveria miraton licencimi i profesionistëve të huaj shëndetësor për qëllime humanitare

Aktuale

Qeveria miraton licencimi i profesionistëve të huaj shëndetësor për qëllime humanitare

Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është duke u mbajtur është miratuar licencimi i profesionistëve të huaj shëndetësor për qëllime humanitare.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishte ai që e parashtroi këtë kërkesë e që gjeti mbështetje nga ministrat e kabineti qeveritar.

Latifi e konsideroj si të rëndësishëm këtë licencim.

“Ne kemi nevojë për licencimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës sic janë planifikuar intervenimet, trajtimet kardio-kirurgjike për fëmijë nga ana e tyre profesionale nga datat 7 deri 14 maj të vitit 2022”.

“Konsiderojmë që është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat