Salihu: Të dënuarit nga Gjykata Speciale s’mund të vuajnë dënimin në Kosovë

Aktuale

Salihu: Të dënuarit nga Gjykata Speciale s’mund të vuajnë dënimin në Kosovë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 08:24
Gjykata Speciale

Nëse ndonjëri nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale shpallet fajtor, nuk do të mund ta mbajë dënimin në Kosovë. Sipas profesorit të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, Gjykata Speciale vendos se ku duhet të kryhet dënimi.

Madej sipas Salihut as arkivat e Gjykatës Speciale nuk do të ruhen në Kosovë.

“Edhe nëse dikush prej të akuzuarve shpallet fajtor, ai do të jetë i detyruar ta mbajë dënimin jashtë, pasi që në Kosovë dhe në Shqipëri nuk mundet ta mbajë, duhet diku ku të vendos kjo gjykatë. Madje edhe arkiva e kësaj gjykate mas përfundimit të kësaj gjykate do të jetë atje ku është, në Hagë e jo këtu, për shkaqe të mbrojtjes së dëshmitarëve etj”, tha Salihu.

Sipas profesorit të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Gjykata Speciale zbaton ligje të Kosovës, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale kështu që këto ligje e parashohin edhe mundësinë e mbrojtës në liri.

“Kjo gjykatë zbaton ligje të Kosovës, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, kuptohet edhe ligjin për Gjykata Speciale dhe ato rregulloret e tyre kështu që këto ligjet që i përmenda e parashohin këtë mundësi të mbrojtës në liri. E një ndër këto për një gjykim të drejtë është që gjykimi të zhvillohet dhe të përfundojë në një afat të arsyeshëm, sa më të shkurtë dhe të arsyeshëm. Kjo që është duke ndodhur është e pa arsyeshme dhe është në kundërshtim edhe me Konventat ndërkombëtare edhe me ligjet nacionale për shkak që është duke u zvarritur shumë dhe sipas kësaj siç ka filluar kjo mundet të zgjatë procedurat tri deri katër vjet që është në kundërshtim të drejtpërdrejt me parimet e drejtësisë ndërkombëtare por edhe me parimet nacionale të shteteve veç e veç”, shtoi me tutje Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat