Janjiq: Nuk do të ketë asgjë të re në takimin Kurti-Vuçiq te Schulz-i

Aktuale

Janjiq: Nuk do të ketë asgjë të re në takimin Kurti-Vuçiq te Schulz-i

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:49
Dushan Janjiq

Takimi i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Miroslav Lajçakun, të dërguarin e BE-së për Kosovë-Serbi, te Olaf Schulz-i, kancelari gjerman, sigurisht që nuk është një qëndrim negociues që do të japë rezultate.

Kështu ka deklaruar për gazetën serbe Danas, Dushan Janjiq, themelues i Forumit për marrëdhëniet etnike.

Ai beson se takimi i së mërkurës nuk mund të kontribuojë për asgjë, sepse, sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet as të Kurtit dhe as të Vuçiqit, gjë që mund të tregojë se ata mund të arrijnë marrëveshje për ndonjë gjë.

E kuptoj që njerëzit janë të etur për tregime, për të vënë disi gjithçka në kontekstin e konfliktit në Ukrainë dhe kthesës së Serbisë nga Rusia në BE, por sikur harrojnë se Serbia ka qenë në atë rrugë që nga viti 2001, por nuk ka arritur askund, ka thënë Janjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat