Seanca për 53-milionëshin/ Ky është vendimi që u mor ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve

Aktuale

Seanca për 53-milionëshin/ Ky është vendimi që u mor ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve

Më: 4 maj 2022 Në ora: 09:19 Përditësuar në ora: 10:23 më 04.05.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

​Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit e rastit 53 milionë euro

Ish-ministri i Industrisë, Pal Lekaj dhe të gjithë të akuzuarit tjerë në rastin e 53 milionë eurove janë deklaruar të pafajshëm.

Përveç deputetit, Lekaj të akuzuar në këtë rast janë edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Në seancën e sotme prokurori i rastit, Valdet Gashi e ka lexuar edhe diapozitivin akuzues.

Seanca e shqyrtimit të dytë fillestar është caktuar më 17 qershor në orën 10:00.

Kurse, në një afat prej 30 ditësh palët e akuara kanë të drejtë të kundërshtojnë këtë aktakuzë.

Ndërsa, Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë për Pal Lekaj dhe të tjerët se janë përfshirë në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë euro në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për rastin e “53 milionëshit”

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është deklaruar i pafajshëm pas leximit të aktakuzës për fshehje të raportit të kompanisë “Hill”, që kishte arsyetuar se Qeveria do të duhej të paguante 39 milionë euro më pak se që i kërkoheshin (53 milionë), në emër të vonesave për konserciumin “Bechtel-Enka” që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Edhe ish-sekretari i MI-së, Nebih Shatri, ka thënë se ndihet i pafajshëm.

Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për rastin e  “53 milionëshit”

Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove”, ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

 

​Nis seanca fillestare për rastin e 53 milionëshit

Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove”, ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Seanca e parë në këtë rast u mbajt më 20 prill 2022, por u shty për sot pasi që i akuzuari Pal Lekaj tha se nuk e ka lexuar aktakuzën dhe kërkoi 10 ditë kohë për përgatitje.

Ndërsa, Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve për përfshirje në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë eurove në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Rasti i 53-milionëshit, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin sot para gjykatës

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbahet sot seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove”.

Ky është rasti kur kompanisë “Bechtel & Enka”, dyshohet se kundërligjshëm i janë ndarë 53 milion euro, ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pastaj zyrtarët Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Seanca fillestare është paraparë të nisë në orën 9:00 në këtë Gjykatë e cila ndodhet në Pallatin e Drejtësisë.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Me veprimet e tyre ata akuzohen se buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38.321.346.00 euro.

Sipas PSRK-së, ndonëse të pandehurit kanë qenë në njohuri që sipas aneks-kontratës kostoja shtesë në emër të shtyrjes së afatit të punimeve të jetë 14 milionë e 778 euro, me dashje kishin nënshkruar një marrëveshje të re pa kosto.

Aktakuza thotë se Lekaj kishte caktuar Eset Berishën që të marrë pjesë në negociata për arritjen e marrëveshjes me “Bechtel & Enka” ku ata pajtohen që në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, Ministria e Infrastrukturës t’i paguajë koston shtesë në vlerë prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, historia nis në vitin 2017 kur Ministria që drejtohej nga Pal Lekaj nënshkroi një marrëveshje me kompaninë “Bechtel-Enka” për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për 347 ditë të tjera duke mos përcaktuar koston financiare.

Kjo, sipas aktakuzës, i kishte hapur rrugë kompanisë që më datën 27 nëntor 2017 të paraqes një kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës për pagesë të shumës shtesë “Briefing Package” në vlerë prej 63 milionë euro në emër të “zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve”.

Kërkesa e njëjtë më pastaj ishte zbritur në 53 milionë e 100 mijë euro e cila edhe ishte ekzekutuar më 5 qershor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës.

Vendimin për ndarje e kishte nënshkruar në atë kohë Ramush Haradinaj sa ishte në krye të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat