​Nisin përgatitjet për proceset zgjedhore të partisë Guxo

Aktuale

​Nisin përgatitjet për proceset zgjedhore të partisë Guxo

Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:51
Partia Guxo

Partia Guxo ka nisur raundin e parë të përgatitjeve për caktimin e kuvendeve të para të degëve në qytetet e Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se procesi i zgjedhjes së strukturave të degëve, do të fillojë me kuvendet zgjedhore në Mitrovicë më datë 28 maj, Prizren 29 maj dhe Ferizaj më 11 qershor.

Zgjedhja e këtyre strukturave do të jetë proces i hapur e transparent për opinionin publik.

Pas përfundimit të zgjedhjeve në nivelin e degëve, do të pasojë edhe zgjedhja e strukturave qendrore të partisë, përfundon njoftimi i partisë Guxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat