Lushtaku kritikon Kurtin: U harruan të gjitha për një karrige të kryeministrit!

Aktuale

Lushtaku kritikon Kurtin: U harruan të gjitha për një karrige të kryeministrit!

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:27
Foto nga takimi i Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit kosovar Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur Kurtin hipokrit, duke i thënë se i ka harruar të gjitha ato që i ka thënë më herët për një karrige të kryeministrit.

“Albin Hipokrit, jo negociata, vetëvendosje!  U harruan të zhdukurit! U harrua gjenocidi!

U harruan viktimat e luftës! U harruan edhe protestat e parimet! U harruan të gjitha! Për një karrige të kryeministrit!”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat