Dosja e vrasjes së Komandant Drinit në Speciale/ Haziri: Si udhëheqës i një grupi vrasësish dyshohet një ish-komandant i UÇK-së dhe ish-deputet i Kuvendit

Aktuale

Dosja e vrasjes së Komandant Drinit në Speciale/ Haziri: Si udhëheqës i një grupi vrasësish dyshohet një ish-komandant i UÇK-së dhe ish-deputet i Kuvendit

Nga: M.L. Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:37
Ekrem Rexha-Komandant Drini

Analisti Nexhat Haziri përkujtoi sot Ekrem Rexhën-Komandant Drinin në 22 vjetorin e vrasjes.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se “dosja e kësaj vrasje është lëndë në Gjykatën Speciale, ku si udhëheqës i një grupi vrasësish dyshohet një ish-komandant i UÇK-së, njëheri ish-deputet i Kuvendit te Kosovës”

22 vite nga vrasja e Ekrem Rexhes-Komandant Drinit.

Dosja e kësaj vrasje është lëndë në Gjykatën Speciale, ku si udhëheqës i një grupi vrasësish dyshohet një ish-komandant i UÇK-së, njëheri ish-deputet i Kuvendit te Kosovës. Sipas kësaj dosje ky grup ka vepruar nën urdhërat e këtij Komandanti dhe për cak të vrasjeve kishte personalitete politike dhe ushtarake që konsideroheshin si kundërshtarë politik dhe të papërshtatshëm për planet e ish-komandantëve të UÇK-së për vendosjen e pushtetit të “kallashit””, ka shkruar Haziri.

Andaj, sipas tij, Gjykata Speciale është shpresa e fundit për të sjell drejtësinë e munguar në shoqërinë tonë, sidomos për vrasjet politike gjatë dhe pas periudhës së luftës.

Përkrahja për Gjykatën Speciale, përkushtimi i ynë për rend dhe ligj, është tregues për pjekurinë tonë si shoqëri demokratike, humane me ambicie normale për integrime euro-atlantike. (n.h)”, ka përfunduar Haziri.

Kujtojmë se më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, u vra para shtëpisë së tij në Prizren. Kjo vrasje pati ndodhur në rrethana misterioze. Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, edhe pas angazhimit, ka dështuar për gjetjen e vrasësve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat