Ky është i riu, Hasan Berisha që u vra sot

Aktuale

Ky është i riu, Hasan Berisha që u vra sot

Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:30 Përditësuar në ora: 17:09 më 10.05.2022
Hasan Berisha

Ky është i riu, Hasan Berisha që u vra sot

Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë sot në Kaçanik.

Sipas mediave lokale, viktima është Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut.

Rastin e vrasjes e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Policia identifikon autorin e vrasjes në Kaçanik, ndodhet në arrati

Policia ka identifikuar autorin i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Kastriot dhe Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut, ku ky i fundit nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve dhe ka vdekur në vend të ngjarjes ndërsa Kastrioti është dërguar në QKUK ku po merr ndihmën e mjekëve.

Organet e rendit kanë konfirmuar se i dyshuari ndonëse është identifikuar, i njëjti ndodhet ende në arrati.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat