Osmani pritet në darkë nga Pelosi në SHBA: Diskutuam për sigurinë e Ballkanit

Aktuale

Osmani pritet në darkë nga Pelosi në SHBA: Diskutuam për sigurinë e Ballkanit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 16:34
Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në SHBA

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në një darkë të organizuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, e cila e shtroi këtë darkë në nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Temë bisede, siç njofton Osmani, ishte aktualiteti në siguri në Europë dhe Ballkan, si dhe rëndësia e mbajtjes së komunikimit mes dy anëve të Atlantikut për të mbajtur paqen.

“Mbrëmë u pritëm nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Diskutuam për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan, si dhe theksuam rëndësinë e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit. Në këtë pritje takova edhe Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja pas vizitave që pati në Amerikën Latine ka udhëtuar drejt SHBA-së. Atje po qëndron për vizitë zyrtare edhe kryeministrit Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat