Ministrja Haxhiu e shpall të pafajshëm Martin Berishajn

Aktuale

Ministrja Haxhiu e shpall të pafajshëm Martin Berishajn

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:29
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për skandalin financiar ku dyshohet të jetë i përfshirë në vepra të paligjshme korruptive ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në pyetjen drejtuar asaj se “ku i ka qu Berishaj paret, apo ku i ka marrë”, Haxhiu tha se “unë nuk i kam informacionet e tilla, unë e di atë çfarë ka thënë ai para Presidentës, Kryeministrit dhe para Ministres”.

Ajo tha se nuk ka arsye që të mos i besojë Berishajt përderisa nuk ka ndonjë vendim nga insitucionet për hetimin e këtij rasti.

“Nuk kam arsye mos me i besu derisa nuk mirret një vendim prej institucioneve për ta hetuar këtë rast”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat