Ministri kontravers i Serbisë në “luftë” me Kliçkon e Ukrainës për shkak të Kosovës

Aktuale

Ministri kontravers i Serbisë në “luftë” me Kliçkon e Ukrainës për shkak të Kosovës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 09:34
Aleksander Vulin

“Të krahasohet Kosova me Donbasin? Ky është provokim i Vitali Kliçko me shqiptarët – por duhet të jetë i gatshëm të shkojë deri në fund”, ka deklaruar ministri i brendshëm serb që njihet me provokime, deklarata fyese edhe kontroverse Vulin.

Vulin këtë e tha si reagim në deklaratën e para disa dite të kampionit të njohur botëror në boks Vitali Kliçko – prefekt i Kievit se “Ukraina lufton kundër okupatorit rus, ashtu si shqiptarët dikur luftuan kundër okupatorit serb”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Po të dinte Kliçko diçka nga historia, do e dinte se Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka mund të okupojë vendin e vetë. Ai që krahason Kosovën me Donbas duhet që të krahasimin ta shpie deri në fund. Nëse Kliçko konstaton se shqiptarët (shqiptari siç i quan Vulin) ishin të okupuar dhe me kryengritje u çliruan nga Serbia dhe okupatori serb, atëherë edhe rusët në Donbas po ashtu janë të okupuar edhe kanë të drejtë të çlirohen nga okupatori ukrainas” tha Vulin në një kumtesë.

Ministri i policisë nënvizoi se Serbia ka treguar se respekto të drejtën ndërkombëtare.

“Atë që Kliçko iu pranon shqiptarëve në Serbi, duhet të ju pranojë edhe rusëve në Ukrainë. Ata që betohen në parime të mos ndryshimit të integritetit territorial duhet së pari bindjen e tyre ta dëshmojnë në Serbi. Serbia ka treguar se respekton të drejtën ndërkombëtare. Dëm që edhe tjerët nuk mund ta thonë këtë për vete” – deklaroi Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat