Ky është Refki Mecini, sekseri që dyshohet se mori 70 mijë euro ryshfet në rastin ‘Brezovica’

Aktuale

Ky është Refki Mecini, sekseri që dyshohet se mori 70 mijë euro ryshfet në rastin ‘Brezovica’

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 21:40
Refki Mecini

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka arrestuar sot të dyshuarin me incialet R.M, në pikën kufitare të Vermicës, për rastin ‘Brezovica’.

Gazeta ka mësuar brenda burimeve të sigurta të policisë se i arrestuari është Refki Mecini.

Sipas Prokurorisë, Mecini dyshohet se ka kryer veprën penale “ Marrja e ryshfetit” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”.

Ai dyshohet se ka marrë ryshfet rreth 70.000 mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

Mecini se së bashku me Zijadin Gecin dhe Arbër Xeni dyshohet se kanë ndihmuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të marrë para ryshfet për të lëshuar më pas pëlqime mjedisore në vikend zonën e Brezovicës.

“I njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marr reth shtatëdhjetë (70.000) mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës. Po ashtu, vlen të theksohet se i njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022. ku, me ç’rast  janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë (6) lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot, është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë”, thuhet në njoftimin e PTHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat