​Mashtrimi me subvencione, 6 muaj burg për të akuzuarin F.M

Aktuale

​Mashtrimi me subvencione, 6 muaj burg për të akuzuarin F.M

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka dënuar me gjashtë muaj burg të akuzuarin F.M. për veprën penale mashtrim me subvencione, me propozimin dhe pajtimin e palëve që pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë 5000 euro, ndërsa koha e kaluar në paraburgim prej 30.06.2021- 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.

Të akuzuarit i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27 mijë euro, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyrë solidare të paguajë shumën totale prej 109.520 euro.

E dëmtuara Qeveria e Kosovës - Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me kërkesat pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat