Braho thotë se vendimi i Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit mund të kontestohet

Aktuale

Braho thotë se vendimi i Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit mund të kontestohet

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 00:17
Alisa Braho

Analistja politike Alisa Braho vlerëson se në kushte normale diskutimi mbi çështjen e Manastirit të Deçanit do të duhej të bëhej nga historianët. Por, meqë kjo nuk bëhet në kushte normale, i ka mbetur politikës.

Braho, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit mund të kontestohet.

“Është e kotë që t’i hyjmë një debati se a është vendim i drejtë ai që është marrë përgjatë një regjimi fashist të Millosheviqit për tokat e Manastirit të Deçanit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i bazohet një vendimi të mëparshëm. Ky vendim është marrë bazuar në ‘ligjshmërinë’ e një vendi, i cili nuk ishte një vend demokratik”.

“Kosova e vitit 1997 ishte një Kosovë fashiste e një regjimi fashist. Dakord që vendimi është marrë nga një Gjykatë e Kosovës së lirë por se është bazuar në një vendim të mëparshëm dhe mund të kontestohet”, tha Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat