A ka punuar këshilltari i ministrit te kompania e dajës, përgjigjet Liburn Aliu

Aktuale

A ka punuar këshilltari i ministrit te kompania e dajës, përgjigjet Liburn Aliu

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 21:41
Liburn Aliu 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se këshilltari i tij, Florent Ramqaj nuk ka punuar asnjëherë në kompaninë e dajës.

“Jo, s’ka punuar kurrë në Infratek”, tha Aliu.

“Ka punuar te firma e dajës së vetë, në tjetër firmë, por jo në Infratek. Te kjo kompani s’ka punuar asnjëherë”, shtoi ai.

“Florent Ramçaj ka punuar në kompaninë AlfaI, pronë e Halil Jahajt. Por kjo tjetra nuk është e Halil Jahajt me sa e di. Mund të jetë familjar. Është kompani tjetër në të cilën nuk ka punuar Florenti”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat