Dita e Mjedisit shënohet me pastrimin e një deponie të mbeturinave dhe fushatë vetedijesuese

Aktuale

Dita e Mjedisit shënohet me pastrimin e një deponie të mbeturinave dhe fushatë vetedijesuese

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në organizim me FSK-në, dhe OJQ kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke pastruar deponinë e mbeturinave ilegale në fshatin Trudë, e cila pastaj do të bëhetrivitalizimi i asaj hapësire.

Ndërkohë, aktivitete pati edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ku qytetarëve iu ofrohej qese të tjera në vend të atyre të plastikës.

Besmir Kokollarim kryesues i këshillit organizativ për shënimin e kësaj dite, ka thënë për KosovaPress, se këshilli organizativ ka paraparë një aktivitet në bashkëpunim komunën e Prishtinës dhe FSK-në, që të fillojnë largimin dhe eliminimin e kësaj deponie të egër me mbetje inerte në hyrje dhe dalje të autostradës të Prishtinës.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij aktiviteti është që të fillojnë pastrimin e kësaj deponie por në të njëjtën kohë do të bëhet edhe një projekt për rivitalizimin e saj. Ndërsa ka thënë se do të vendosen edhe kamera për mbikëqyrje.

Kokollari: Qëllimi i këtij aktiviteti është pastrimi i kësaj deponie

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ne te fillojmë pastrimin e kësaj deponie por të njëjtën kohë kjo hapësirë të spastrimit do të rivitalizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe komunës së Prishtinës, pra gjitha këto mbeturina, duke marrë parasysh që kjo deponi është ndër deponit më të mëdha, nuk mund të arrihet sot të përfundohet, por në ditët në vazhdim do të largohen të gjitha mbeturinat nga këtu dhe do të bëjmë një projekt për rivitalizimin e kësaj deponie, ku jemi në diskutim me komunën e Prishtinës...Kemi edhe për qëllim edhe rrethekimin e kësaj deponie, vendosjen e kamerave, mbjellje gjelbërim, pra të bëjmë rivitalizimin e tyre... Kjo bëhet me arsyetimin se jemi mësuar se në shumë deponi t’i largojnë mbeturinat por që na ka ndodhur që pas përvojës, deponitë të kthehen në gjendjen e mëparshme, sepse është krijuar vetia te qytetarët që vjen dikush dhe i heq këto”, theksoi Kokollari.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat