Kurti sot do të flasë në një event në kuadër të Unionit të Oksfordit

Aktuale

Kurti sot do të flasë në një event në kuadër të Unionit të Oksfordit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 09:43
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti sot do të jetë folës në eventin Trinity Term që është i organizuar në kuadër të Unionit të Oksfordit.

Ai do të flasë nga ora tre e pasdites, këtë e ka bërë të ditur Unioni i Oksfordit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Nga Qeveria e vendit nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë për këtë ngjarje.

Nuk dihet nëse Kurti do t’i drejtohet masës virtualisht apo do të jetë prezent atje.

Image
Postimi nga Oksfordi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat