Me ftesë të Blinkenit, ministrja Gërvalla merr pjesë në një samit në ShBA

Aktuale

Me ftesë të Blinkenit, ministrja Gërvalla merr pjesë në një samit në ShBA

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:31
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi deklaroi se kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.

“Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, njoftoi Jakupi.

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat