Nesho: SHBA e ka kuptuar qëllimin e Vuçiçit me “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Nesho: SHBA e ka kuptuar qëllimin e Vuçiçit me “Ballkanin e Hapur”

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 19:59
Agim Nesho

Samiti i “Ballkanit të Hapur” që mbahet ditën e nesërme në Ohër vjen me risi, pasi është i pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe i ai Bosnjës.

Megjithatë, diplomati Agim Nesho thotë se asgjë e re nuk po ndodh. I ftuar në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Nesho thekson se ata janë thjeshtë vëzhgues si në samitet e mëparshme.

“Nuk po ndryshon asgjë. Këta janë në rolin e vëzhguesve. Edhe në Beograd kryeministri i Malit të Zi mori pjesë, por nuk do të thotë që këta do të jenë pjesë e kësaj gjëje, partia më e madhe në Mal të Zi e ka shprehur hapur që nuk duan të jenë pjesë e kësaj. Edhe Bosnje ka rezerva”, tha ai.

Diplomati shton më tej se në plan të parë SHBA dhe BE nuk pengojnë asnjë iniciiativë lokale.

“Në planin  parë SHBA dhe BE nuk pengojnë asnjë iniciativë që vjen nga poshtë. Asnjë shtet kryesor nuk del kundër iniciativave lokale, por shpreh rezervat e tij. Pavarësisht se amerikanët kanë një vëmendje të shtuar, por presidenti amerikan ka thënë që për çështjet evropiane do të përgjigjet vetë Evropa. Pra roli i Gjermanisë do të jetë ashtu siç ka qenë”, tha ai.

Nesho shprehet se Perëndimi e ka kuptuar qëllimin e Aleksandër Vuçiç me nisën e “Open Balkan”. Sipas tij qëllimi është që të vazhdohet me politikën e Titos dhe për të zgjatur pushtetin autokratik.

“DASH përpiqet në këtë plan që të mos frenojë. Së dyti janë problemet e lobizmit që zënë vend. duket që perëndimi e ka kuptuar që iniciativa e Vuçiç ka një qëllim tjetër. Duke qenë vende autokrate. Le Monde tregon se në Ballkani Perëndimor nuk është mafia që ekziston por shteti që bashkëpunon me mafian. Perëndimi i ka kuptuar që ata duan të vazhdojnë një rrugë të pavarur. Këmbëngulja për këtë projekt është ajo e Titos të një vendi të paangazhuar. Por është plani i tyre për të zgjatur një sundim autokratik”, tha Nesho, duke shtuar se Vuçiç e ka këtë projekt vetëm kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat