Latifi paralajmëron masa ​keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor

Aktuale

Latifi paralajmëron masa ​keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 14:37
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se organet e drejtësisë do të merren me rastet e keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka paralajmëruar ndryshime serioze të bordit të këtij fondi.

“Nëse ka keqpërdorime, organet përgjegjëse duhet të merren me të. Bordi i fondit do të ketë ndryshime serioze, nëse dikush e ka thyer ligjin dhe do të ketë pasoja. Unë jam tmerruar, kur kam shkuar te fondi e në oborr janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t'i dërguar jashtë vendit", ka thënë ai.

Ish-ministri, Armend Zemaj ka deklaruar se qeveria aktuale nuk ka prioritet shëndetësinë.

Ai ka përmendur edhe rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë, ku tha se pa kaluar një vit, ai është menaxher në një institucion privat shëndetësor, gjë e cila shpërfaq konflikt interesi.

Ndërsa, ministri Latifi ka shtuar se po punojnë për transformimin e sektorit të shëndetësisë në vend.

"Kemi 17-18 udhëzime administrative që janë duke punuar. Është grupi punues duke punuar. Legjislacioni është çështje që po merremi dhe mirëqenien e infermierëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Ne duhet të fillojmë procesin e akreditimit të spitaleve private dhe përmirësimin e infrastrukturës", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat