“Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas thënies ‘E kapërceva lumin…’”/ Agim Veliu i reagon Abdixhikut pas deklaratës për presidenten

Aktuale

“Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas thënies ‘E kapërceva lumin…’”/ Agim Veliu i reagon Abdixhikut pas deklaratës për presidenten

Nga: M.L. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 13:37
Lumir Abdixhiku dhe Agim Veliu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani nuk është e të gjithëve.

“Unë dëshiroj që presidentja të jetë e të gjithëve, e nuk është e të gjithëve. Nuk është një trysni, domethënë unë këtë e them vazhdimisht. Kur them e të gjithëve, jo e partive politike, se nuk më duhet mua presidentja, sepse nuk kam asnjë interes nga institucioni i presidentes, por dua qe të mbajë mendimin me të gjitha palët dhe jo vetëm me një palë”, ka thënë Abdixhiku mes tjerash në një emision televiziv.

Ndaj deklaratës së kreut të LDK-së ka reaguar deputeti i kësaj partie, Agim Veliu, shkruan "Bota sot".

Kështu, sipas Veliut është dashur që të kalojë një vit që Abdixhiku ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është e të gjithëve.

Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.

Shumë normale kjo.

Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme”, thekson Veliu në një status në Facebook.

Ish ministri i brendshëm ka thënë që Presidentja Osmani e cila erdhi në pushtet nën petkun e VV-së dhe të kryetarit Abdixhiku nuk mund të jetë e të gjithëve.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!

Nuk është për t'u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti”, përfundoi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat