​Përvjetori i Lidhjes bën bashkë kryetarët e Komunave dhe Bashkive shqiptare

Aktuale

​Përvjetori i Lidhjes bën bashkë kryetarët e Komunave dhe Bashkive shqiptare

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarët e komunave të Kosovës dhe ata nga bashkitë shqiptare janë bërë bashkë sot në qytetin e Prizrenit për të shënuar përvjetorin e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit.

Ata janë pritur nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Është një festë shumë e madhe, ideja kur ka lind ka lind nga kryetari i Suharekës dhe Drenasit, nuk kam pas si ta refuzoj, ka qenë sfidë organizimi por po ja dalim të gjithë së bashku dhe do të shënojmë këtë dite në mënyrën më te mirë të mundshme”, ka thënë Totaj derisa u ka uruar mirëseardhje kryetarëve të komunave.

Kryetarët shqiptarë të komunave ecën nëpër qytetin e Prizrenit për t’u ndalur në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku u mbajt edhe manifestimi qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat