Rrustem Mustafa tregon se si u çlirua Prishtina

Aktuale

Rrustem Mustafa tregon se si u çlirua Prishtina

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:43
Rrustem Mustafa-Remi

Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi  tha se vendimi për hyrjen e UÇK-së në Prishtinë është marrë nën presion të kohës pasi paraprakisht kishin ndodhur ngjarje të papritura siç ishte hyrja e forcave ruse në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës (09 qershor 1999), përmes së cilës Serbia e nënshkruajti kapitullimin.

“Ishte vendimi i njëanshëm, hyrja e forcave ruse në Prishtinë. Ne kishin informata për lëvizjen e tyre. Ne kemi qenë të detyruar. E dinim që qyteti i Prishtina edhe pse thuhej se Kosova është zbrazur, e dinim që ka plot njerëz dhe kemi marrë vendim nën presionin e kohës dhe kemi hyrë në natën e 10 qershorit, pra më 11 qershor kemi qenë në Prishtinë”, është shprehur Mustafa..

Ai më tej ka thënë se në Prishtinë kanë hyrë me urdhër operativ, me dy brigada të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga regjioni i Prishtinës.

Komandant Remi tha se Brigada 153 ka hyrë në Prishtinë nga krahu i majtë që është hyrja nga malet e Gollakut dhe nga krahu i djathtë ka hyrë Brigada 151 “Zahir Pajaziti.

Mustafa po ashtu tha se në kryeqytet kanë hyrë me urdhër lufte dhe kanë arritur sipas planit operativ.

Për më tepër, ai tha se për këto veprime është njoftuar Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Agim  Çeku si dhe NATO-ja.

“Kemi pasur rekomandime që me forcat ruse të mos provokohemi dhe t’iu ruhemi. Mirëpo, ne ishin në vendin tonë dhe e kishim obligim ta mbronim edhe qytetarin e fundit. Ne e dinim që forcat armike, forcat serbe duheshin të tërhiqeshin dhe nuk guxonin të lejonin një gjendje ku nuk do të dihej se kush ku ishte. Kemi hy dhe kemi bërë mirë. Sapo kemi hyrë në Prishtinë, qytetarët me gëzim i kanë pritë ushtarët e UCK-së”, është shprehur Mustafa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat