Kurti e quan Rugovën nacionalist: Nuk mund ta paramendojmë durimin e qetësinë në politikë pa presidentin historik

Aktuale

Kurti e quan Rugovën nacionalist: Nuk mund ta paramendojmë durimin e qetësinë në politikë pa presidentin historik

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:17 Përditësuar në ora: 11:16 më 12.06.2022
Pamje nga homazhet te varri i Presidentit Ibrahim Rugova

​Osmani e Kurti nderojnë edhe ushtarët e rënë të NATO-s gjatë shërbimit në Kosovë

Në kuadër të shënimit së 23 vjetorit të Ditës së Paqes, krerët shtetëror kanë bërë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu duke shprehur mirënjohjen e secilit që shërbeu në çlirimin e Kosovës, tha se miqësitë e ndërtuar me SHBA dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta, e të cilët e kultivojnë çdo ditë.

Osmani-Sadriu u shpreh se më 12 qershor 1999 ushtarët e NATO-s hynë në Kosovë duke dhënë kumtin e lirisë dhe duke ndal vuajtjet e popullit shqiptar.

Osmani-Sadriu: Miqësitë me SHBA dhe shtetet e NATO-s i ruajmë dhe i kultivojmë

“Jemi mirënjohës kontributit të secilit, gjithë atyre që morën vendimin politik për të ndërhyrë në Kosovë në mënyrë që Kosova të çlirohej dhe të gjithë atyre që shërbyen që nga viti 1999 e tutje në mënyrë që paqja e siguria të ruhej në Republikën tonë, por edhe gjithë rajonin tonë. Miqësitë të cilat janë ndërtuar me SHBA dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s për ne janë të shenjta ato i ruajmë por mbi të gjitha i kultivojmë edhe më tej sepse Republika jonë në rrugën përpara ka nevojë për miq të tillë, miq me të cilët i ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, të demokracisë e të paqes. E edhe sot kur këto vlera po kërcënohen në kontinentin tonë ne qëndrojmë përkrah tyre duke dhënë kontributin tonë sado të vogël pikërisht duke dëshmuar se liria, demokracia dhe parimet siç janë sovraniteti dhe pavarësia në shtetin tonë dhe kudo në botë duhet të ruhen dhe duhet të respektohen”, u shpreh ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me punën e përditshme dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruan Kosovën ia ka vlejtur shumë.

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ia ka vlejtur shumë

“19 shtete demokratike të Aleancës Veri-Atlantike u bënë bashkë dhe ndërhynë ushtarakisht kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit që ta ndalin gjenocidin e forcave serbe në Kosovës. 860 mijë shqiptarë u patën dëbuar nga Kosova, 80% e popullsisë u dëbuan nga shtëpitë e tyre 20 mijë gra e vajza por edhe burra u patën përdhunuar nga forcat serbe, 13 mijë u vranë dhe 120 mijë shtëpi u shkatërruan, dogjën apo rrënuan. Aeroplanët e NATO-s bombarduan për 78 ditë por me 12 qershor është dita kur trupat tokësore, këmbësoria e NATO-s i bashkëngjiten sulmeve nga ajri dhe në këtë mënyrë na bënë të mundshme që për çdo vit e sot janë bërë 23 vite ne ta kremtojmë 12 qershorin si ditë e Çlirimit dhe Paqes. Kjo është një ditë kur gëzimi dhe krenaria e mund dhimbjen dhe pikëllimin tonë, kujtojmë të gjithë të rënët kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë nga radhët e NATO-s që ose ranë në shërbim ose vdiqën ndërkohë e kontribuuan shumë për çlirimin e vendit tonë e për lirinë e popullit tonë...Duke dëshmuar me punën tonë të përditshme se ndërhyrja e NATO-s për ta ndal gjenocidin serb e për ta shpëtuar popullin shqiptar ia ka vlejtur shumë“, theksoi Kurti.

Në shënim të 23 vjetorit, Ditës së Lirisë apo Çlirimit, krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, si dhe në Prekaz.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. ./

​Osmani: Liria jonë është vulosur me sakrificën dhe trimërinë e Adem Jasharit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e shoqëruar nga kryeministri, Albin Kurti në Ditën e Çlirimit të vendit kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu u shpreh se në Prekaz u vulos liria me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari.

Ajo tha se e kaluara nuk do të harrohet, por do të shërbej si një fanar ndriçues në çdo hap përpara drejtë forcimit të shtetit. 

Osmani-Sadriu: Në Prekaz ku u vulos liria jonë me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar Adem Jashari

“Jemi këtu në Prekaz këtu në ditën kur të gjithë ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri, por mbi të gjitha këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Duam të tregojmë edhe njëherë se e kaluara jonë asnjëherë nuk mund të harrohet, përkundrazi ajo gjithnjë na shërbejnë si një fanar ndriçues në çdo hap që e bëjmë përpara drejtë forcimit të shtetit, lirisë sonë dhe demokracisë të ndërtuar me aq shumë mund dhe aq shumë sakrifica. Nga këtu shprehim edhe nderim për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vlerën e lirisë e vendosën edhe para jetës së tyre dhe dhanë edhe më të shtrenjtën, pra jetën e tyre në mënyrë që të gjithë ne sot ta gëzojmë këtë ditë“, theksoi ajo. 

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet, mendohet dhe as paramendohet nga askush pa Jasharajt. 

Kurti: Lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet dhe as të paramendohet pa Jasharajt

“Lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet nuk mund të mendohet dhe as nuk mund të paramendohet nga askush pa Jasharajt. Tre breza luftuan tri ditë me atë që sot e dimë të gjithë ne dhe jo vetëm ne si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj u themi të gjithë qytetarëve të Republikës, shqiptarëve mbarë urime 12 qershori dita e Çlirimit dhe e paqes e cila i ka rrënjët pikërisht këtu tek sakrifica dhe flijimi i familjes së gjerë Jasharaj, me ç’rast nga 59 veta gjithsej gjysma ishin fëmijë e gra krahë për krahë me kryekomandatin, Adem Jashari, bacën Shaban, Hamzën dhe të gjithë të tjerët aty. Lavdia e tyre është e përjetshme ashtu sikurse edhe kujtimi ynë i pashlyeshëm”, u shpreh Kurti. 

Krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. 

Gjatë ditës së sotme në shënime të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të mbahet një performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe manifestimi qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Kurti: Shqiptarët i kanë mbajtur 666 shekuj burg në Jugosllavinë e dytë

Kryeministri Albin Kurti, gjatë homazheve pranë varrit të ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 20, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin.

“Shqiptarët ishin të përgosurit politikë kryesorë në ish-Jugosllavi, në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të dënimit, po ashtu më së shumti. 

Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë, dhe aty baca Adem, me 28 vitet e tij në burg, pa dyshim se ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi, edhe jashtë këtij vendi”, u shpreh Kurti.

“’Mandela i Evropës’ pa dyshim se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke frymëzuar e inspiruar pa numër breza të veprimtarëve”.

Osmani për Demaçin: Tregoi se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se liria individuale

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë vazhduar homazhe tek ish-veprimtari Adem Demaçi.

Osmani tha se Demaçi dha shembull se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individiale.

“Veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i pikërisht kësaj sakrifice që është bërë për dekada, prandaj jemi sot këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij, këtë vetmohim të tij, dhe shembullin që e dha para gjithë qytetarëve të Kosovës, në kohë shumë të vështira, duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individuale”, u shpreh Osmani.

“Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij, para shembullit që dha, dhe natyrisht se ai shembull do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara“.

​Krerët shtetëror në ditën e Çlirimit nderojnë edhe veprimtarin Adem Demaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu bashkë me kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti në përkujtim të 23 vjetorit të ditës së çlirimit, kanë bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu u shpreh se për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar mijëra gra e burra të Kosovës, por veprimtari, Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i kësaj sakrifice.

Ajo tha se veprimtari Demaçi me vetëmohimin e tij dha shembullin se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se liria individuale. 

Osmani-Sadriu: Shembulli i Demaçit do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese 

“Për lirinë e Kosovës për paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar mijëra e mijëra gra e burrat të Republikës sonë siç e dini 3 mijë dëshmorë kanë rënë vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, 13 mijë civil diku janë vrarë dhe ende i kemi edhe shumë qytetar tanë të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit, mirëpo veprimtari, Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i pikërisht kësaj sakrifice që është bërë për dekada të tëra, prandaj edhe jemi sot këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij këtë vetëmohim të tij dhe shembullin që e dha para gjithë qytetarëve të Kosovës në kohë shumë të vështira duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individuale. Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij, para shembullit që e dha dhe natyrisht që ai shembull do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara”, shpreh presidentja e Kosovës. 

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se rezistenca dhe qëndresave e shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin. 

Kurti: Demaçi Mandela i Evropës dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirim dhe liri 

“Rezistenca dhe qëndresave e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 20-të pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin, bacën Adem. Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në ish-jugosllavi dhe në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të vuajtjes së dënimit po ashtu më së shumti. Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë e quajtur të Arnojit, dhe aty baca Adem me 28 vitet e tij në burg padyshim që ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi edhe jashtë këtij vendi. Fitues i çmimit Saharov, Mandela i Evropës pa dyshim se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke frymëzuar dhe inspiruar pa numër breza të veprimtarëve”, u shpreh ai. 

Gjatë ditës së sotme në shënime të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të mbahet një performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe manifestimi qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Osmani: Rugova ndërtoi ura miqësie, të cilat edhe sot i shërbejnë Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e Ditë së Çlirimit, për të cilin tha se është arkitekt i pavarësisë.

“Më 12 qershor të vitit 1999, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova, Pas krimeve te llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë, dhe në Kosovë hyn forcat e NATO-s dhe UÇK, si dhe u rikthyen civilët që ishin detyruar të largoheshin për shkak të dëbimit masiv dhe  spastrimit etnik ndaj Kosovës”, tha Osmani para mediave.

“Shprehim falënderimin tonë dhe përkushtimin tonë para kontributit të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ne ta gëzojmë lirinë”.

“Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës edhe para gjithë botës, duke ndërtuar ura miqësie, të cilat edhe sot e kësaj ditë I shërbejnë Republikës së Kosovës për të ecur përpara”.

​Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës: Do të angazhohemi për drejtësi

Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, krerët shtetëror kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Duke uruar qytetarët në këtë ditë çlirimi, ata u zotuan se do të angazhohen për drejtësi për të gjitha viktimat, dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara te popullit i Kosovës nga forcat serbe. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në këtë ditë shprehu falënderimin dhe përkuljen para kontributit të të gjithë atyre që trasuan rrugën për liri dhe pavarësi. 

Osmani-Sadriu u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova është arkitekt i pavarësisë, i cili ndërtoi ura miqësie që edhe sot i shërbejnë Kosovës. 

Osmani-Sadriu: Arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova ndërtoi ura miqësie që edhe sot i shërbejnë Kosovës 

“Këtë ditë e cila simbolizon shumëçka për të gjithë qytetarët tanë, gjithë popullin e Kosovës që për dekada të tëra ishte i shtypur nga regjimi gjenocidal i Millosheviqi, më 12 qershor të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova pas krimeve të llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë dhe në Kosovë hynë forcat e NATO-së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe u rikthyen edhe civilët të cilit ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të dëbimit masiv dhe spastrimit etnik ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, në këtë ditë ne mbi të gjitha shprehim falenderimin dhe përkuljen tonë para kontributit të gjithë qytetarëve të Kosovës në mënyrë që ne ta gëzojmë lirinë e mbi të gjitha shprehim falënderimin tonë dhe përkushtimin tonë për të ecur përpara në rrugën e atyre që e trasuan rrugën tonë përpara për liri dhe pavarësi. Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, presidentin historik, Ibrahim Rugova i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës edhe para gjithë botës duke ndërtuar kështu ura miqësie të cilat edhe sot e kësaj dite i shërbejnë Kosovës për të ecur përpara”, u shpreh ajo. 

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u shpreh se sot Kosova shënon çlirimin e vendit, paqen dhe lirin e popullit por edhe kujton ata që kontribuan për këtë. 

Kurti u shpreh se institucionet e Kosovës nuk e harrojnë të kaluarën dhe se angazhohen për drejtësi për viktimat, dëmet dhe vuajtjet e popullit të Kosovës. 

Kurti: Nuk e harrojmë të kaluarën, do të angazhohemi për drejtësi 

“Ne sot shënojmë çlirimin e vendit, shënojmë paqen në Kosovë dhe lirinë e popullit, dhe në të njëjtën kohë kujtojmë ata të cilët kontribuan, punuan, u sakrifikuan, u flijuan që ne të jemi edhe të gjallë edhe të lirë edhe me mundësi për përparim.Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin, qetësinë në politikë pa presidentin, Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë këtu e 30 vjet më parë ishte intelektual i angazhuar, racionalisht i cili me insistimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në veçanti në kohën e okupimit të egër të Serbisë të aparthejdit të Millosheviqit që kulmoj me gjenocidin kundër popullit tonë. Ne me siguri si institucione të Republikës së Kosovës, nuk e harrojmë kurrë të kaluarën, do të insistojmë dhe do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet, e vuajtjet që na u kanë shkaktuar dhe në këtë mënyrë bashkë me popullin e Kosovës që është i jashtëzakonshëm e kemi të sigurt dhe shumë më të mirë të ardhmen përpara”, theksoi Kurti. 

Gjatë ditës së sotme në shënime të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të mbahet një performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe manifestimi qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat