Osmani: Sherifja është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë

Aktuale

Osmani: Sherifja është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:34
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për Ditën e Çlirimit, Sherife Lutan, e cila u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë.

Osmani ka thënë se Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999.

“23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit”, ka thënë Osmani.

“Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat