​Sveçla merr pjesë në hapje të panairit së sigurisë Eurosatory

Aktuale

​Sveçla merr pjesë në hapje të panairit së sigurisë Eurosatory

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 20:28
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori sot pjesë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë - Eurosatory, i cili mbahet nga 13-17 qershor në Paris.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka shkruar se Eurosatory është një mundësi për t'u njohur me zhvillimet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë.

“Së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë do të kemi mundësinë të njoftohemi me zgjidhjet më të reja dhe të avancuara të teknologjisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe pajisjeve të tjera, si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shprehur përkushtimin për avancimin e politikave të sigurisë, përmes investimit dhe mobilizimit drejt rritjes së sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse, për të siguruar jo vetëm siguri dhe mbrojtje në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Ndryshe, Eurosatory është panairi më i madh botëror i forcave tokësore dhe ajrore në fushën e mbrojtjes e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat