​Kjo është shuma e kursimeve në bankë të Glauk Konjufcës

Aktuale

​Kjo është shuma e kursimeve në bankë të Glauk Konjufcës

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:27
Glauk Konjufca

Tri banesa, shtëpi vikendi dhe tokë ka deklaruar kryeparlamentari në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Së fundmi pasurisë së Glauk Konjufcës i është shtuar edhe një banesë në vlerë prej 44 mijë euro me sipërfaqe prej 59 metrave katrorë. Kjo banesë, e cila figuron në AKK është blerë me kursime dhe kredi gjatë vitit të kaluar.

Me kredi dhe kursime figuron edhe një banesë tjetër në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka një banesë me sipërfaqe prej 99 metra katrorë që arrin vlerën 89 mijë euro. 

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Konjufca ka deklaruar një banesë dhe tokë në emër të prindit. Ndërkaq, në sipërfaqe prej 130 metra katror është shtëpi vikendi me vlerë prej 70 mijë euro, të regjistruar si pasuri e përbashkët. 

Para të gatshme të kursyera në bankë, Konjufca i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro, në kohëzgjatje prej 12 vjetësh.

Në të hyrat vjetore nga Kuvendi i Kosovës, nga paga vjetore shuma e fituar është mbi 26 mijë euro. Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje mbi katër mijë euro dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës rreth 970 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat