​KGJK e Avokatura Shtetërore nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Aktuale

​KGJK e Avokatura Shtetërore nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:09
Albulena Haxhiu dhe Albert Zogaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Avokaturës së Shtetit, i cili synon shtimin e efikasitetit të shërbimeve të gjykatave dhe rritjen e transparencës.

Haxhiu tha se një ndër objektivat e mandatit të saj si ministre e Drejtësisë është edhe digjitalizimi i sistemit të drejtësisë në vend, e paraparë, përmes veprimeve konkrete, edhe në Strategjinë për Sundimin e Ligjit.

Ndryshimi i mënyrës së funksionimit të gjykatave, tha ministrja Haxhiu, është vlerësuar si shumë i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe njëherësh për të filluar dhe zbatuar një mënyrë më inovative të punës, e cila para së gjithash do të thjeshtësohet e lehtësohet përmes komunikimit elektronik. 

Ministrja Haxhiu po ashtu bëri të ditur se një proces digjitalizimi është nisur edhe në fushën e noterisë, ndërsa është lansuar dhe është në prag të fazës së jetësimit në fushën e përmbarimit privat.

Haxhiu theksoi se si Ministri e Drejtësisë mbetën të përkushtuar në zbatimin e qëllimit të memorandumit dhe po ashtu të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet relevante me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit për të mbështetur dhe fuqizuar komunikimin elektronik ndërmjet gjykatave dhe palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat