Reagon edhe Lumir Abdixhiku: Ky është skandal i pariparueshëm për vendin tonë

Aktuale

Reagon edhe Lumir Abdixhiku: Ky është skandal i pariparueshëm për vendin tonë

Nga: P.R Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:21
Lumir Abdixhiku

Festivali me renome botërore “Sunny Hill”, i planifikuar të mbahet në Prishtinë, këtë vit ka dështuar pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ua ka kthyer përgjigjen definitive organizatorëve për dhënien e tokës në shfrytëzim.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërorë, Dua Lipa, si themeluesi dhe organizator i Sunny Hill i ka njoftuar krerët e shtetit se festivalin nuk do ta mbajë në Prishtinë. Kësaj radhe, “Sunny Hill” do të organizohet në Tiranë.

E kjo ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik. I fundit që ka reaguar është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin”, shkruan ndër tjerash Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

Postimi plotë:

Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë.

Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do. Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë.

Kjo politikë paranoike, është vazhdimësi e zymtësisë politike që popullistët e pushtetit në çdo hap të tyre po e prodhojnë. Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat