Të hënën e ardhshme mbahet mbledhja e tetë e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale

Të hënën e ardhshme mbahet mbledhja e tetë e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:26
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Por korrespenodentja në Prishtine e gazetës zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar se mbledhja e tetë e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë do te mbahet diten e hënë (20 qershor 2022). Redaksia e dinë edhe qyetetin ku do të mbahet, por për momentin do ta mbaj sekret për çështje sigurie.

Kryeministri shqiptar Albin Kurti ka kërkuar që ministrat të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore. Ka kërkuar nga ta që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 qershor. Mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë. E fundit ishte mbajtur në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan.

Në këtë takimi të dy qeverive shqiptare, të tetën me radhë ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh në interes të dy palëve, pritet të marrin pjesë mbi 10 ministra të Tiranës dhe Prishtinës dhe mbi 300 mysafirë dhe pjesëmarrës tjerë. Ky eveniment kombëtar do të ndqiet edhe nga mbi 100 gazetarë vendor dhe botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat