SBASHK-u nuk do te jetë pjesë e protestës për Trustin

Aktuale

SBASHK-u nuk do te jetë pjesë e protestës për Trustin

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:10
Rrahman Jasharaj

Nesër, më 16 qershor është caktuar seanca e radhës e Kuvendit ku në rend dite është edhe projektligji që ua mundëson qytetarëve tërheqjen nga Trusti.

Po në këtë ditë vendi ynë do të përballet edhe me protestën për Trustin.

Në ketë protestë të organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut do të jenë pjesëmarrës edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me kërkesë për votimin e Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Këtë protestë nuk do ta përkrahë një sindikatë tjetër, ajo e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë për Front Online se për këtë protestë nuk ka ndonjë vendim nga organet e BSPK-së.

“Nuk ka ndonjë vendim që të jemi nesër në protestën e Trustit ne veprojmë në bazë të vendimeve që sillen bashkërisht me BSPK-ën, SBASHK- nesër nuk do të jenë në protestë mbase për këtë nuk kanë vendosur organet e BSPK-së dhe SBASHK-ut”, u shpreh Jasharaj.

Sipas Jasharit, sindikatat duhet të bëjnë më shumë presion te Qeveria për Ligjin e Pagave.

“Kemi pasur debat mirëpo ne kemi menduar që sindikatat më shumë duhej të bëjnë presion te Qeveria që ti rritë pagat dhe ta bëjë Ligjin e Pagave ndërsa për Trustin është çështje e individit dhe ne nuk kemi asnjë qëndrim për protestën e nesërme”, potencoi Jasharaj.

Ndryshe, kjo është protesta e dyta që do të mbahet në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat