Deputeti i PDK-së: Seanca të ndërpritet, Serbia nuk kaloj në 1998-1999, nuk kalon as sot

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Seanca të ndërpritet, Serbia nuk kaloj në 1998-1999, nuk kalon as sot

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:41
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka deklaruar se ndonëse për shkaqe shëndetësore nuk mund të ecë, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Ai tha se kjo qeveri nuk e ka çështjen te financat por “te qasja e tyre anti-UÇK” si dhe politizimi i çështjes për kalkulime të elektoratit.

“P.sh nëse bash është te pastrimi i listave çështja është në gjykatë. Madje kjo qeveri nëse bash e ka te pastrimi mundet të inicoj ligj , etj, etj, etj. Këta prandaj jo vetëm që po i ofendojnë veteranët por po i dënojnë ata duke i vendosur si kategorinë me kompenzimin më të ulët në Kosovë”, shkroi ai.

Mes tjerash, ligjvënësi opozitar tha se kjo seancë duhet të ndërpritet.

“Fal këtyre veteranëve Serbia nuk kaloj në 1998-1999. Nuk kalon as sot”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat