​Policia deklarohet për kërcënimin me bombë në aeroport

Aktuale

​Policia deklarohet për kërcënimin me bombë në aeroport

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:51
Ilustrim

Policia e Kosovës sot pasdite përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.

Bazuar në informacionet e pranuara, policia menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti.

Ka angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë K-9.

Policia po ashtu ka ndërmarrë veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat