Çitaku: Trajtimi i veteranëve me nënçmim dhe përbuzje është bërë pjesë kulturore e shoqërisë falë trajtimit politik

Aktuale

Çitaku: Trajtimi i veteranëve me nënçmim dhe përbuzje është bërë pjesë kulturore e shoqërisë falë trajtimit politik

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 21:18
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se trajtimi i veteranëve me nënçmim dhe përbuzje është bërë pjesë kulturore e shoqërisë falë trajtimit politik.

Çitaku ka komentuar mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për rritjen për rrogën minimale në Kosovë, duke thënë se kjo çështje tanimë është politizuar.

Ka diçka kulturore në trajtimin e veteranëve, ka cinizëm e përqeshje deri në mohim”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se tanimë po i shohim qëndresën e Ukrainës ndaj Rusisë, duke thënë se veteranët kanë luftuar në kushte edhe më të pafavorshme ndaj regjimit serb.

Këta djem e vajza kanë qenë në gjendje të dhëjnë jetën për këtë vend, e ne sot i tallim e i trajtojmë me nënçmim. Tash po e shohim heroizimin e popullit ukrainas ndaj agresionit rus. Por ndoshta nuk duhet të shkojmë deri atje larg, pasi ne heronjët i kemi këtu mes nesh. Është mirë që kryeministri Kurti i ka thirrë në takim dhe po shpresoj shumë që të ketë marrëveshje të shpejtë”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat