Berisha: Çështja e veteranëve nuk është problem financiar, Qeveria po e shfrytëzon politikisht

Aktuale

Berisha: Çështja e veteranëve nuk është problem financiar, Qeveria po e shfrytëzon politikisht

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 21:26
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për protestën e veteranëve para Kuvendit të Kosovës.

Berisha ka thënë se mospërfshirja e veteranëve të luftës në Projektligjin për Pagën Minimale nuk ka ndodhur për shkaqe financiare.

Sipas tij, shteti duhet të ketë prioritet kujdesin ndaj veteranëve.

“Ky problem nuk është financiar, kjo nuk është çështje e buxhetit. Këtu kemi të bëjmë me disa kategori të nderuar për të cilët duhet shteti me pas prioritet kujdesin ndaj tyre. Këta munden me shfrytëzu politikisht këtë çështje mirëpo ne si grup parlamentar e kemi si çështje të respektit dhe të kujdesit ndaj këtyre kategorive me e bë atë më të voglën që më i përfshi në pagë. Kjo ishte kërkesa jonë”, tha Berisha.

Ai thotë se ftesa e Kurtit për takim me veteranët ishte me vonesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat