Geci publikon një video të Hashim Thaçit që i trondit veteranët: A mos e ka pas fjalën për Abelard Tahirin dhe Linda Morinën?

Aktuale

Geci publikon një video të Hashim Thaçit që i trondit veteranët: A mos e ka pas fjalën për Abelard Tahirin dhe Linda Morinën?

Nga: N. Sh. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 21:39
Nebih Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nebihu ka publikuar një video të Hashim Thaçit i cili ka folur për numrin e veteranëve.

Thaçi në këtë video thotë se, nuk ka pasur më shumë se 15 mijë veteranë me uniformë dhe armë.

Sipas tij, të tjerët janë mashtrues dhe këtij mashtrimi duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë.

“E vërteta është mëse e qartë, nuk ka pas më shumë se 15 mijë njerëz apo luftëtarë me armë dhe uniformë, ndërsa të tjerët janë vetëm mashtime, për këtë arsye të këtij mashtrimi të madh me humbje të mëdha të buxhetit të Republikës së Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësië dhe jo kërcënimeve apo presionit politik dhe kujtdo...”, ka thënë Thaçi.

Geci duke komentuar këtë video thotë se a mos e ka pas fjalën për Abelard Tahirin dhe Linda Morinën që sot ishin në protestën e veteranëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Nebih Gecit:

Ky me Trendafiloven paskan pas thanë diçka moti në 2018. A thu për kë e kanë pas fjalën, me siguri për Abelardin edhe Lindën, ama be kishin ba këta dy, o i marrum paret e veteranëve të rrejshëm o kryt kemi me lanë te dera e parlamentit, ma Lindë pashë instrumentin folklorik që e do ti shumë, nuk po ta përmendi cilin, pashë vargjet tua në kulum të shteëpisë, pashë luftën qe e ke ba, pashë veteranët e rrejshëm, pashë tokë e qiell përmbaju, permbaju se i gjindet reni kysmet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat