Kadrijaj: Një veteran që nuk punon duhet të marrë 500 euro, ai që punon 100 euro

Aktuale

Kadrijaj: Një veteran që nuk punon duhet të marrë 500 euro, ai që punon 100 euro

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:08
Mustafë Kadrijaj

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj ka folur për pagën e veteranëve të luftës.

Kadrijaj tha se një veteran që nuk punon duhet të shpërblehet me 500 euro.

Ndërsa tregoi sa duhet të marrin edhe ata veteranë që kanë një pagë.

“Unë po flas për veteranët e vërtetët, duhet të jetë një kompensim nëse dëshiron të jetojë dinjitetshëm për shpërblim 500 euro nëse nuk punon, por nëse punon dhe ka një pagë ai veteran, vlerësoj që duhet të jetë një shpërblim diku 20% i pagës mesatare në vend, diku afër 100 euro”, ka deklaruar Kadrijaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat