Çollaku: Shteti i Kosovës duhet t’u gjejë punë veteranëve

Aktuale

Çollaku: Shteti i Kosovës duhet t’u gjejë punë veteranëve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:15
Esad Çollaku

Gjenerali shqiptar në pension në Kroaci, Esad Çollaku, ka folur në lidhje me atë se si është përcaktuar çështja e veteranëve në Kroaci.

Çollaku jep një rekomandim se si mund të zgjidhej problemi me veteranët në Kosovë, sipas tij, shteti i Kosovës duhet t’u jap mundësi që të punësohen.

“Vetëpunësimi është mjeti më i madh ekonomik, që mund ta bëjë një shtet për veteranët e luftës, ne sot i shohim autostradat e Kosovës duke degraduar, dhe askush nuk e formon një kompani, që mund  t’i mirëmbajnë, në këtë kompani do të punësoheshin me qindra veteranë duke i mirëmbajtur rrugët e Kosovës. Veteranit duhet t’i gjejmë punë, veteranët duhet t’i aftësojmë për punë, në administratë të shtetit, në kompani të shtetit, këto duhet ti bëjë shteti”, është shprehur Çollaku në Rubikon.

Tutje, ai theksoi se politika është duke manipuluar me veteranët.

“Ndajë një dhimbje të madhe  me gjithë ata protestues që protestuan para shtëpisë më të madhe të ligjvënësve, para parlamentit të Kosovës, duke kërkuar bukën e gojës, po më duket që politika është duke manipuluar me organizatën e veteranëve dhe veteranët e Kosovës, duke i bërë ata për nevojat e përditshme për vete dhe politikë ditore”, theksoi ai.

Çollaku tregoi edhe si e ka zgjidhur problemin Kroacia, dhe si ata nuk kanë probleme sot.

“Kroacia ka zgjidhur problemin shumë më herët, pikë së pari e ka zgjidhur me invalidët e luftës dhe veteranët, të cilët kanë qenë të zënë robër dhe dëshmorët, të cilët përfitojnë benifite të ndryshme në bazë të shkallës së invaliditetit dhe pozitës që ka pasë gjatë luftës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat