Demhasaj: Është pozitive që më në fund po krijohet mundësia për dialog mes veteranëve dhe Qeverisë

Aktuale

Demhasaj: Është pozitive që më në fund po krijohet mundësia për dialog mes veteranëve dhe Qeverisë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:31
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj tha se shpreson që nesër në takimin e kryeministrit Albin Kurtit me veteranët do të ketë shenja pozitive për zgjidhjen e çështjes së kategorive të dala nga lufta.

Demhasaj tha se në takimin e nesërm do të ketë shenja pozitive të realizimit të kërkesave të veteranëve.

“Është pozitive që më në fund po fillon apo krijohet mundësia për me pas dialog mes veteranëve dhe Qeverisë. Shpresojmë që nesër qysh në takimin e parë ka me pas shenja pozitive të realizimit të kërkesave të veteranëve që të mos ketë më nevojë që veteranët të dalin e të protestojnë”, tha ai.

Sipas tij, kërkesat e veteranëve janë të drejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat