Kurti mesazh veteranëve të UÇK-së: Javën tjetër ua dorëzojmë ofertën, derën e keni të hapur

Aktuale

Kurti mesazh veteranëve të UÇK-së: Javën tjetër ua dorëzojmë ofertën, derën e keni të hapur

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:12
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me ministrin Hekuran Murati, janë duke përgatitur një propozim konkret për veteranët e UÇK-së, që do t’iu dorëzohet atyre gjatë javës tjetër. 

Kurti ka thënë se kjo ofertë do të jetë përmbajtjesore dhe e qartë.

Gjithashtu ka thënë se ata do ta kenë derën hapur në kryeministri për të diskutuar për detaje.

“Propozimet me shkrim do t’iu dërgohen gjatë javës tjetër. Bashkë me ministrinë  Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore, me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur për dialog e komunikim. Zyrën e kanë të hapur për gjitha dilemat që mund t’i kenë”, ka thënë kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat