Paralajmërimi i kobshëm/ “Prapa OVL-UÇK-së qëndrojnë forca të errëta – Tronditje e madhe do të ndodhë në Kosovë”

Aktuale

Paralajmërimi i kobshëm/ “Prapa OVL-UÇK-së qëndrojnë forca të errëta – Tronditje e madhe do të ndodhë në Kosovë”

Nga: N. Sh. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:28
Ilustrim

Analisti politik i cili jeton dhe vepron në Amerikë, prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar tronditje të madhe në Kosovë.

Ai në këtë postim shkruan se, prapa OVL-UÇK-së qëndrojnë forca të errëta, klane mafioze të cilat janë të korruptuara dhe që tani janë në panikë për llogaridhënie para drejtësisë.

Ai shkruan se edhe komicioni i Venecias e konfirmoi këtë, duke shtuar se pas kësaj do të ndodhin tronditje të mëdha në Kosovë.

Ai thotë se do të ketë pastrim nga të korruptuarit dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme.

Tutje Maxharraj shprehet se klaneve mafioze, hajnave dhe plaçkitësve po ju vjen fundi.

Shkrimi i plotë:

OVL E INSTRUMENTALIZUAR DUHET T’I PASTROI RADHËT E VETA.

OVL nuk e ka hallin bash te paga minimale, prapa tyre qëndrojnë forcat e errëta, klanët mafioze, të cilat janë të korruptuara dhe që janë në panik për llogaridhënie para institucioneve të drejtësisë.

Vetingu po vjen, komisioni i Venecias e konfirmoi këtë, e lejoi atë. Do të ndodhin në Kosovë tronditje të mëdha, pastrime nga të korruptuarit, konfiskim të pasurisë së paligjshme.

Këtu qëndron shkaku se klanet mafioze, të korruptuarit, hajnat dhe plaçkitësit e shtetit po u vije fundi.

Sikur të pastrohen listat nga veteranët mashtrues në numrin real në zgjedhjet e ardhshme AAK nuk do të kalonte pragun, kurse PDK menzi do të kaloj pragun zgjedhor.

Këtu qëndron halli se pse OVL po instrumentalizohet për interesa të atyre që po ju rrëshqet dheu nën këmb nga ndryshimet e mëdha të forcave të reja që po e qeverisin Kosovën pa korrupsion, hajni e vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat