Të mërkurën mblidhet Kuvendi, VV-ja vazhdon të jetë kundër Trustit

Aktuale

Të mërkurën mblidhet Kuvendi, VV-ja vazhdon të jetë kundër Trustit

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 12:46
Mimoza Kusari-Lila

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë me pikat e rendit të ditës.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për medie.

U dakuorduam që në ditët e javën në vijim të mbahen tre seanca. Ditën e mërkurë të vazhdoj seanca e mbetur në gjysmë me të gjitha pikat e rendit të ditës. Ndërsa sipas votimit javë më parë për ndarjen buxhetore, seanca e 23 qershor do të ketë shqyrtimin për ndarjen buxhetore”, tha ajo.

Ndërsa ka thënë se sa i përket mundësisë së tërheqjes së Trustit Pensiona, Kusari-Lila ka thënë se vazhdojnë të kenë qëndrim të njëjtë

Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat