“Dëgjoni me vëmendje pjesëtarin e...”, bashkëluftëtari i Sali Çekajt i reagon Konjufcës - publikon videon kur...

Aktuale

“Dëgjoni me vëmendje pjesëtarin e...”, bashkëluftëtari i Sali Çekajt i reagon Konjufcës - publikon videon kur...

Nga: P.R Më: 21 qershor 2022 Në ora: 21:37
Glauk Konjufca

Deklaratat e Glauk Konjufcës pas vizitës që zhvilloi në Hagë, kanë nxitur reagime të shumta në Kosovë.

I fundit që ka reaguar është edhe Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj dhe veprimtar i hershëm i LDK-së.

“Dëgjoni më vëmendje pjesëtarin e korit zhurmues të cilët janë hedhur në ofensivë kundër Gjykatës Speciale! Kërkon që kjo gjykatë të jetë nën kontrollin e atyre që i kanë gjykatat tona në Kosovë! Pikërisht për shkak që i tërë sistemi i drejtësisë ka qenë i kapur nga bandat kriminale dhe nën kontrollin absolut të tyre, është formuar Gjykata Speciale në Hagë, e pavarur dhe jashtë kontrollit të tyre”, ka shkruar ndër tjerash Tahiraj.

“Ky është fati i mirë i popullit të Kosovës ku vetëm kjo gjykatë do i zbardhë vrasjet politike dhe kriminelët do e marrin dënimin e merituar”, shkruan Saim Tahiraj, i cili ka publikuar videon, kur Konjufca tha se Gjykata Speciale nuk është në kontrollin e askujt.

“Kjo gjykatë është absolutiste, kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt, kjo gjykatë madje nuk kanë mekanizëm as shtetet të cilat e financojnë me para këtë gjykatë dhe prej të cilave i marrin rrogat gjyqtarët, prokurorët dhe stafi i gjykatës pra në këtë kuptim natyrisht ata janë të pakënaqur ashtu siç është i pakënaqur edhe krejt populli i Kosovës për arsye se aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë institucioni më i rëndësishëm i UÇK-së”, ka deklaruar ndër të tjerash kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat