Haxhi Avdyli: Ramush Haradinaj thirrje direkte për vëllavrasje dhe kanosje për Kurtin e Konjufcën

Aktuale

Haxhi Avdyli: Ramush Haradinaj thirrje direkte për vëllavrasje dhe kanosje për Kurtin e Konjufcën

Nga: P.R Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:40
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca me kryetarin e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta Rrahman Morina.

“Kam kujtu që jam duke jetu te shqiptarët. Nuk më ka shku kurrë mendja që në Kosovë dhe tek shqiptarët vjen dikush si Rrahman Morina që kur e rrit pagën minimale e heq UÇK-në. Unë Rrahman Morinën nuk e kam mbërri, nuk kam qenë këtu, po këta [Albin Kurti dhe Glauk Konjufca] po më duken fytyrë më e keqe kur po i shoh në atë qëndrim. Nuk është në rregull që në emër të disa veteranëve të rrejshëm të dëmtohen gjithë ata njerëz të ndershëm, luftëtarë të zotë, familje të ndershme, njerëz që i kanë me nevojë këto pare, njerëz që i lënë në këtë ekonomi këto pare. Është rrezik çka është duke ba ky njeri. Nuk ka me i shku mirë, besoni e vret Zoti, le t’ia ndal atij që ka, le të m’i ndalë mu që i kam të hyrat e mëedha, por mos i prek ata njerëz, atë kategori, se nuk bën ashtu”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes nga radhët e listës Guxo, Haxhi Avdyli.

“Krahasimi i deputetëve dhe partive shqiptare si pjellë e UDB-as e krahasim me Rrahman Morinën, që e bëri sonte Ramush Haradinaj në një TV mbetet si fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta që ua bën kolegëve të tij. Shpallja të votuarve të popullit si tradhtar, është thirrje direkte për vëllavrasje, dhe kanosje direkte”, ka shkruar Haxhi Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

“Këtë s’ia kemi borgj askujt e më së paku Ramush Haradinaj. Edhe pse më nga askush s’po mirret seriozisht, unë kurrë s’do besoja që pas rënies nga pushteti kaq poshtë do të bie si ish kryeministër e politikan”, përfundon reagimin e tij deputeti Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat