Deputetja e LDK-së pjesë marshit protestues për mosliberalizimin e vizave

Aktuale

Deputetja e LDK-së pjesë marshit protestues për mosliberalizimin e vizave

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:37
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot i është bashkangjitur marshit në kryeqytet, si shenjë revolte për mosliberalizimin e vizave.

Ajo ka shkruar se kjo revoltë është ndaj Bashkimit Evropian.

“Sot ju bashkangjita marshit të një grupi aktivistësh në kryeqytet, në shenjë revolte ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizim të vizave. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës.

Qytetarët tanë meritojnë lëvizje të lirë në vendet evropiane dhe kjo duhet të ndodh sa më parë”, shkruan ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat