Provokimet e serbëve në Gazimestan, këndojnë “Kosova është Serbi”

Aktuale

Provokimet e serbëve në Gazimestan, këndojnë “Kosova është Serbi”

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra serbë kanë festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Pjesëmarrja e tyre u manifestua me këngë e simbole nacionaliste serbe.

Patriarku i Porfirije ka mbajtur ceremoni përkujtimore në monumentin në Gazimestan, ku u mblodhën disa serbë.

Në hyrje të zonës së Gazimestanit afër Prishtinës, Policia e Kosovës ka kontrolluar çantat, teksa kanë kërkuar nga serbët që kanë bluza me simbole shoviniste serbe t’i heqin ato.

Serbët aty kanë kënduar “Kosova është Serbi” dhe këngë nacionaliste nga koha e kriminelit të luftës Millosheviq për “Kosovën serbe”.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Ndërkaq për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit dhe qetësisë publike janë përkujdesur forcat e Policisë së Kosovës.

Policia i ka kontrolluar të gjithë personat që kanë hyrë në oborrin e objektit kulturor.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat