​Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

Aktuale

​Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:55
Lajçak është duke qëndruar në veri të Mitrovicës

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë.

Mësohet se pas kësaj, Lajçak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat